Aktorja e famshme e Bollywood, Esha Gupta ka nxitur polemika online pasi akuzoi një pronar hoteli në Delhi se e ‘përdhunoi me sy’.

“Ky djalë po më përdhunonte me sytë e tij. Ai më kërkoi që të kthehesha 3 herë dhe pastaj të largohesha... Më pas 2 roje ishin rreth meje, kamerat e sigurisë mund ta konfirmojnë këtë. Kush është përdhunuesi i ardhshëm?”-shkroi ai në Instagram.

Ylli i Bollywood pretendon se burri, i identifikuar si Rohit Vig u ul në një tavolinë përballë saj dhe miqve të saj dhe filloi ti ngulte sytë për një kohë të gjatë.

“Nëse një grua si unë ndihet e dhunuar dhe e pasigurtë, unë nuk e di sesi ndihen vajzat e tjera. Edhe me 2 roje rreth meje u ndieva e përdhunuar,”-shkroi ajo në Twitter duke e quajtur Vig “një derr”.

Por pretendimet e saj u pritën me dozë të madh skepticizmi.

“A e dini çfarë është përdhunimi Esha Gupta? Turp për ju që trajtoni kështu një krim kaq të rëndë,”-shkroi një përdorues i Twitter.

Ndërsa të tjerë e akuzuar se me paturpësi dhe dredhi cinike po kërkonte të promovonte filmin e saj të ri ‘One Day: Justice Delivered’.

“Kjo është një mënyrë për të thënë ju lutem shikoni filmin tim të ardhshëm. Unë nuk di të aktroj, nuk kam talent, mediat nuk më kushtojnë vëmendje, ju lutem shiheni filmin tim,”-shkroi një tjetër.

/Ora News.tv/