Doktori i Shkencave, Ylli Cabiri, prezantoi në Elbasan librin e tij më të ri “Shqipëria mund të behet me një qeverisje të vërtetë” , ku bën një analizë të thellë të zhvillimve ekonomike e politike gjatë tranzicionit dhe del me 125 rekomandime. E pranishme në ceremoni, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama pati një moment emocional, ndërsa e vlerësoi Çabirin si një mik të vërtetë.

Nën titullin “Shqipëria mund të behet me një qeverisje të vërtetë”,  Doktori i Shkencave Ylli Çabiri prezantoi në Elbasan librin e ri ku përmbledh 125 rekomandime për të gjithë.

Një botim i  mirëfilltë tekniko-politik, rezultat i përvojës së autorin që qeverisje dhe administratën publike, ku autori trajton në detaje trazicionin e tejzgjatur politik e ekonomik dhe i bën një analizë të thellë qeverisjes në çdo hallkë.

Çabiri: Kryereforma duhet të jetë reforma e qeverisjes.

Titulli përcjell një mesazh që në qasje duket kundërshtues me qeverisjen e aktuale, por autori thekson se ajo është më e mirë se ajo paraardhëse por duhet të jetë akoma më e mirë për të plotësuar pritshmërinë e shqiptarëve.

Çabiri: Është më e mirë se e mëparshmja por duhet të jetë akoma më e mirë.

E pranishme në ceremoni bashkëshortja e kryeministrit Linda Rama, u përlot ndërsa foli për punën e Ylli Çabirit të cilin e vlerësoi mik të vërtetë.

Rama: Me siguri ky do të jetë libri i parë jo artistik që unë do ta lexoj me emocionin  e një libri artistik me kujtimet  e pashlyeshme të vështirësive dhe të momenteve të gëzuara të punës sonë të përbashkët, me mbresat e pafundme të një bashkëpunimi të mbushur me fytyra njerëzish, me tryeza të rrumbullakëta larg dritave të skenës, me dritën e zbehtë të qindra mëngjeseve që na kanë gjetur në zyrë para prezantimeve të përbashkëta.

Në ceremoninë e mbajtur më ketë rast, morën pjesë miq, bashkëpunëtorë të autorit, politikan e të zgjedhur vendorë që vlerësuan kontributin e Doktorit të Shkencave, Ylli Çabiri.

/Ora News.tv/