Yaya Toure me skuadër të re, futbollisti kryen vizitat mjekësore në Londër

Yaya Toure me skuadër të re, futbollisti kryen vizitat mjekësore

Yaya Toure ka kaluar me sukses vizitat mjekësore në Londër dhe është pranë nënshkrimit me një skuadër të re, kështu ka konfirmuar agjenti i lojtarit.

Toure, 35 vjeç, ka qenë futbollist i lirë pasi i skadoi kontrata me Manchester City-n në fund të sezonit të kaluar.

Ylli i Bregut të Fildishtë ishte i lidhur me një transferim të mundshëm tek West Ham, ku aty do të ribashkohej me trajnerin Manuel Pellegrini, por shefi i "Çekiçave" i hodhi poshtë këto thashetheme dy javë më parë.

Toure është gati të kryejë lëvizjen e tij të ardhshme, me agjentin e tij, Dimitry Seluk, që ka deklaruar se një marrëveshje është mbyllur me sukses të martën.

"Toure ka kaluar me sukses vizitat mjekësore në Londër. Yaya është pranë nënshkrimit të kontratës me një skuadër të re," shkroi agjenti në Twitter.

EMISIONET