Yahoo ka bërë pastrimin dhe ka mbyllur disa portale dhe aplikime jo strategjike të cilat ishin të integruara për shërbime të posaçme. Ndër aplikacionet  që janë  spastruar janë “Shine’”, website që ka të bëjë me jetesën e grave, Xobni, aplikacioni për të kontaktuar menaxhimin e blerjeve, Yahoo Voices, editoriale website dhe një motor kërkimi për njerëzit. Këto do të mbyllen deri në fund të korrikut, plotësisht. Qëllimi i këtyre mbylljeve, shkruan Jay Rossiter në Tumblr, zevëndës president i lartë, është për të përqëndruar vëmendjen në produktet lundruese, dhe për ta bërë këtë, ata duhet të mbyllin ato që janë më pak të njohura në pervojën e Yahoo. “Një strategji e nisur që vitin e kaluar, dhe këtë vit do të jetë me motor kërkimi të ri, për njerëz, për shkak se e njëjta gjë mund të bëhet edhe me Yahoo! Search”-ka njoftuar Rossiter./mv/oranewsonline/

/Ora News.tv/