Xhudo kosovare pa medalje, Krasniqi mundet në ndeshjen e fundit

Xhudo kosovare pa medalje, Krasniqi mundet në ndeshjen e fundit

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ishte e pafat në ndeshjen e fundit për medaljen e bronztë në Mastersin që po mbahet në St. Petersburg të Rusisë.

Krasniqi u mposht  nga braziliania, Erika Miranda, me shënim të artë, në kategorinë 52 kg.

Deri tek ndeshjen për të marrë medaljen e bronztë, ajo mposhti Natsumi Tsunoda të Japonisë dhe Reka Pupp të Hungarisë, kurse në çerekfinale u mposht nga rusja, Natalia Kuziutina. Edhe garuesja tjetër, Nora Gjakova, u mposhtë në duelin e parë nga koreania Youjeong Këon.




EMISIONET