Xhudistet Nora Gjakova e Distria Krasniqi do të marrin pjesë në Masterin e xhudos në Rusi.

Lajmi është bërë i ditur nga trajneri i xhudos Driton Kuka i cili përmes një statusi në rrjetin e tij “Facebook” ka dhënë lajmin e mirë për sportistët që nuk ishin lejuar të merrnin pjesë në këtë aktivitet me flamurin e shtetit të Kosovës, por duket se gjërat kanë marrë një rrjedhë komplet ndryshe, me Gjakovën e Krasniqin që jenë pjesë e Masterit duke përfaqësuar shtetin dhe flamurin e Kosovës.

Statusi në rrjetin social “Facebook”


/Ora News.tv/