Rezultate pozitive për dy xhudistet kosovare në garat që po mbahen këto ditë në Tunizi.

Distria Krasniqi ka mposhtur Anja Stangarin nga Sllovenia në gjysmëfinale duke siguruar kështu finalen në kategorinë deri 52 kilogramë.

Në finale, Krasniqi do të përballet me xhudisten nga Brazili, Jessica Pereira.

Nora Gjakova në kategorinë deri 57 kg, triumfoi ndaj Nazlicna Ozerler të Turqisë, në rrethin e dytë.

Edhe Gjakova më vonë do të luftojë për medaljen e artë në turneun e parë për këtë vit në xhudo.

/Ora News.tv/