Xhiro e Italisë, skuadra italiane konfirmon çiklistin shqiptar

Xhiro e Italisë, skuadra italiane konfirmon çiklistin shqiptar

Çiklisti shqiptar Eugert Zhupa, që garon më ekipin italian të Wilier Triestina – Selle Italia, do të jetë për të katërtin vit me radhë në Xhiron e Italisë.

Lajmin e ka konfirmuar sot ekipi italian, që ka përcaktuar 8 çiklistët që do të garojnë për këtë skuadër në turneun e Apenineve dhe që është një nga 3 turnetë më të rëndësishëm në botë në sportin e çiklizmit.

Një besim që drejtuesit e ekipit të Wilier Triestina – Selle Italia i japin çiklistit 28-vjeçar shqiptar, që tashmë ka fituar përvojën e duhur për të qenë në këtë event edhe si protagonist.

Zhupa ka arritur gjithnjë ta përfundojë këtë turne, duke i mbyllur të 21-etapat. Në edicionin e vitit 2015 u klasifikua në vendin e 157-të, një vit më vonë në vendin e 130-të, ndërsa vitin e kaluar u klasifikua në vendin e 140-të.

Shpesh çiklisti kuqezi ka qenë protagonist i shkëputjeve, por pa arritur të fitojë ndonjë etapë, që mbetet objektivi i tij kryesor për këtë edicion.

EMISIONET