Së shpejti xhamia Mbret, xhamia e Beqarëve, Teqeja e Helvetëve në Berat, xhamia e Et'hem Beut në Tiranë si dhe Xhamia e Pazarit në Gjirokastër do i nënshtrohen restaurimit.

Premtimi u bë nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, gjatë një takimi të mbajtur sot me komunitetin mysliman.

Me kreun e këtij institucioni Skënder Bruçaj është nënshkruar marrëveshja për këto objekte kulti.

"Një pjesë e tyre nuk kanë pasur restaurime ose restaurime të mirëfillta dhe janë në nevojë për një ndërhyrje të tillë. Tashmë ka mbaruar gjithë faza e përgatitjes së projektit dhe e miratimit të tyre dhe ne hapim së shpejti kantieret në këto 5 xhami."

Kumbaro theksoi se rëndësi do i kushtohet edhe xhamisë së Pumbit në Shkodër e cila ka nevojë dhe për ndërhyrje të thellë.

Prej vitesh ajo është objekt  i përmbytjeve. Bëhet fjalë për një ndërhyrje të thellë në sistemin e kullimit dhe adrenazhit. Ndërtimin e një dige për ta shpëtuar një herë e përgjithmonë këtë xhami.

Në takim u prezantuan projektet për ndërhyrjen në këto monumente kulture të financuara nga donatorët e agjencisë turke të koordinimit dhe bashkëpunimit TIKA.


/Ora News.tv/