Xhamia në Prishtinë, Nurellari: Myslimanët s'kanë pse të mbeten peng të arkitekturës otomane

Teksa në Prishtinë ka nisur puna për ndërtimin e të ashtuquajturës Xhamia e madhe, zëra pro dhe kundër janë të shumtë. 

Andri Nurellari radhitet tek ata që janë pro ndërtimit të xhamisë, por problemi sipas tij është arkitektura e vjetër osmane e Arkitekt Sinanit. 

Në një lidhje me skype për Ora News, Nurellari tha se myslimanët nuk kanë pse të mbeten peng i së shkuarës dhe të tregojnë se Islami është fe e së ardhmes. Ai thotë se shumë vende të mëdha myslimane ndërtojmë xhami me arkitekturë moderne.

Nurellari: Unë mendoj se kanë një padrejtësi që i është bërë komunitetit mysliman qoftë në Tiranë, qoftë në Prishtinë që u kanë pamundësuar besimtarëve të kenë një objekt të madh. E shikoj një lloj manifestimi të kompleksit të inferioritetit fakti që në Tiranë u ndërtua një katedrale ortodokse, ndërkohë që u zvarrit pafund ndërtimi i xhamisë paçka se gurëthemeli u vendos në vitin 1993. Në këtë aspekt, nuk kam asnjë rezervë. Përkundrazi jam gëzuar për këtë vendim. Si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë i shohim besimtarët të falen në rrugë. 

Shqetësimi im i vetëm ka qenë se pse duhet të bëjmë një arkitekturë të vjetruar. Në kohën e vet para 6-7 shekujsh, kur arkitekt Sinani (me origjinë shqiptare) mishëroi arkitekturën bizantine duke futur elementë të Lindjes së Mesme. Në kohën e vet ka qenë avangardë. Aktualisht bëhet fjalë për një arkitekturë të vjetruar. Nga njëra anë duhet ta respektojmë këtë arkitekturë, duke restauruar xhamitë e vjetra që në Kosovë lënë për të dëshiruar dhe nga ana tjetër element i rëndësishëm është vizioni që duhet të projektojmë ne si shqiptar. 

Jemi në zemër të Evropës dhe nuk ka pse të tregohet se i përkasim së kaluarës. Është e rëndësishme edhe për Komunitetin Mysliman që të tregojë se Islami nuk është një fe e së kaluarës dhe nuk ka pse të mbetet peng i së kaluarës, por është një fe e të ardhmes, e të gjitha botëve dhe ecën në hap me kohën dhe shkon përtej kohërave. Prandaj, kam vënë në dukje që vende me popullsi të mëdha myslimane, xhamitë e mëdha të tyre i kanë bërë moderne. 

 

EMISIONET