Xhafaj shkurt për protestën e opozitës, falenderon policinë

Xhafaj shkurt për protestën e opozitës, falenderon policinë

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka zgjedhur rrjetet sociale për të ndarë një koment për protestën e sotme të opozitës.

Në një postim të shkurtër në twitter, Xhafaj ka shprehur falenderime për punën e policisë së shtetit në sigurinë e mbarëvajtjen në tërësi të tubimit të opozitës.

"Vlerësim i veçantë e respekt për gjithë shërbimet e Policisë së Shtetit të angazhuar në sigurinë e mbarëvajtjen në tërësi të tubimit të opozitës. Profesionalizmi dhe qetësia në përmbushjen e detyrave të ngarkuara në këtë rast: shenjë e respektit për ligjin dhe interesin qytetar" shkruan Xhafaj.


EMISIONET