Kryeministri Edi Rama nuk i ka kërkuar në asnjë rast dorëheqjen Fatmir Xhafaj nga postimi i Ministrit të Brendshëm

"Kryeministri nuk më ka kërkuar asnjëherë dorëheqjen. Nuk shoh asnjë shkak për dorëheqjen. Në asnjë rast nuk kam menduar të jap dorëheqjen për këtë shkak"

 deklaroi ministri i Brendshem, Fatmir Xhafaj në një konferencë për median pasditen e sotme.

Nderkohe ne mbledhjen e grupit PS-se, Rama deklaroi: Sot që flasim ministri i Brendshëm nuk duhet të përgjigjet përgjigjet ligjërisht jo e jo, por as moralisht.  

Qoftë përgjigjia që unë kam marrë nga analiza shkencore e materialit audio, qoftë nga informacionet e grumbulluara nga burimet e referuara më lart prej të cilave nuk ka asnjë indicie të asnjë veprimtarie të paligjshme të vëllait të Ministrit të Bendshëm, nuk kanë asnjë vlerë ligjore konkluzive.

Më mjaftojnë mua si kryeministër për të krijuar bindjen se Ministri i Brendshëm duhet të vazhdojë të kryejë detyrën por nuk e bëjnë asnjë çikë më pak urgjente nevojën për një hetim shterues të prokurorisë.

Sepse mua në këtë rast më takon gjykimi politik por jo ligjor dhe ai penal në asnjë rast.

Ne nuk kemi njerëz për të lëshur në dhëmbët e ujqërve por nuk jemi njerëz që i kërcasim dhëmbët njerëzve të organit të drejtësisë kur secili prej nesh vihet nën akuzë prej tyre."




/Ora News.tv/