Xhafaj: Në Shqipëri, 40 grupe të strukturuara kriminale

Xhafaj: Në Shqipëri, 40 grupe të strukturuara kriminale

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, deklaron në Shqipëri veprojnë 40 grupe të strukturuara kriminale.

Referuar statistikave, Xhafaj tha se Europoli ka të regjistruara në Europë 5000 grupe të strukturuara dhe 60% e anëtarëve të këtyre grupeve janë shtetas të vendeve të vendeve anëtarë të Bashkimit Europian.

Bazuar në këtë standart të Europolit, Xhafaj thotë se rreth 15 prej tyre veprojnë në Shqipëri.

Deklaratat Xhafaj i bëri në emisionin "Opinion".

Blendi Fevziu: Do t'ju pyes z.Xhafa sepse edhe ju keni lënë të nënkuptohet dhe Ambasadori Amerikan por edhe gazetarë në studio që po ashtu kanë njohje të mirë të situatës, kanë folur për familje mafioze për grupe kriminale dhe për të tjera.

Ministri Xhafaj: A e dini sot ju sa ka të regjistruar grupe të strukturuara kriminale nga Europoli në Europë?

Blendi Fevziu: Jo

Ministri Xhafaj: 5000.

Blendi Fevziu: 5000 grupe të strukturuara?

Ministri Xhafaj: 5000 dhe 60% e anëtarëve të këtyre grupeve janë shtetas të vendeve të vendeve anëtarë të Bashkimit Europian.

Blendi Fevziu: Sa prej tyre, prej 5000 grupeve të strukturuara kriminale veprojnë në Shqipëri z.Xhafaj?

Ministri Xhafaj: Sipas asaj, jo sipas standardit të Europolit, sepse sipas standardit të Europolit unë besoj se nuk do ta kalonin 15 të tilla.

Blendi Fevziu: 15?

Ministri Xhafaj: Nuk do ta kalonin kurrsesi me sforco nuk do ta kalonin. Sipas statistikave që kemi bërë ne ose sipas kritereve që kemi vendosur ne për efekt të vlerësim të rrezikshmërisë shoqërore të tyre në nivel kombëtar dhe lokal janë rreth 40 të tilla.

Blendi Fevziu: 40 grupe kriminale të strukturuara?

Ministri Xhafaj: Por ju thashë.

Blendi Fevziu: Me standardin tuaj.

Ministri Xhafaj: Edhe një herë, iu thashë natyrisht nuk janë grupe të strukturuara në nivelin e një organizate kriminale.

EMISIONET