Xhafaj-Marku, marrëveshje për godijen e grupeve kriminale

Xhafaj-Marku, marrëveshje për godijen e grupeve kriminale

Ministri Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku do të anëshkruajnë të premten një marrëveshje bashkëpunimi për forcimin e luftës ndaj krimit. 

Objekti i memorandumit është hetimi i specializuar, i shpejtë, i gjithanshëm i grupeve kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, në fushën e krimit të organizuar dhe, kryesisht grupet kriminale të trafikimit të narkotikëve, krimeve të rënda me ndikim të lartë shoqëror, krimit kundër korrupsionit dhe atij financiar, sekuestrimin e aseteve kriminale, me fushë veprimi brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. 

Marrëveshja vjen në një kohe që Ministria e Brendshme ka përgatitur draftin për vettingun në policinë e shtetit dhe në kohën kur është krijuar një data baze me të gjitha të dhënat për grupet kriminale që operojnë ne vendin tone. Evidentimi i këtyre grupeve është bërë pikërisht mbi bazën e operacionit forca e ligjit i cili është në vazhdim.

EMISIONET