Xhafaj: Do përmirësojmë situaten e të miturve në kontakt me policinë

Xhafaj: Do përmirësojmë situaten e të miturve në

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tha se ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do të kenë në fokus të drejtat e fëmijëve. Në një konferencë të përbashkët me ministrinë e Drejtësisë dhe të Shëndetësisë, Xhafaj tha se drejtësia miqësore për të miturit nënkupton garantimin e respektit.

Xhafaj: Policia e Shtetit gjatë ushtrimit të detyrës së saj do të duhet të tregojë se drejtësia miqësore për të miturit nënkupton garantimin e respektit dhe efektivitetin e zbatimit të të gjitha të drejtave të fëmijëve në nivelin më të lartë të arritshëm.

Të drejtat e fëmijëve do të jenë në fokus të ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, jo vetëm për të zbatuar detyrimet kushtetuese, konventore dhe ligjeve por edhe për të përmirësuar në mënyrë të ndjeshme situatën e të miturve në kontakt me policinë.

Shpreh vlerësimet më të mira për punën dhe kontributin e atyre që kanë punuar për hartimin e draft strategjisë për të miturit, një dokument udhërrëfyes për të ardhmen e drejtësisë për të miturit.

Xhafaj tha se në dokumentin e prioriteteve dhe objektivave të Ministrisë së Brendshme për këtë mandat të ri ndër të tjera ne kemi parashikuar:

-Ndryshimin cilësisht të sistemit të kontrollit të territorit dhe policimit në komunitet, në funksion të parandalimit të kriminalitetit dhe shkeljeve të ligjit, duke synuar uljen në mënyrë të ndjeshme të numrit të personave të përfshirë në vepra penale të lehta dhe shkelje të ligjeve dhe sidomos për uljen e numrit të të miturve dhe të rinjve të përfshirë në aktivitet kriminal;

-Rritjen e vëmendjes për parandalimin dhe trajtimin e veprave penale të lehta dhe sjelljeve anti-shoqërore, reagimin më efikas ndaj rasteve të dhunës në familje dhe abuzimeve me të miturit, duke synuar që të dëmtuarve t’u sigurohet një trajtim i kujdesshëm dhe referim për asistencë në institucionet përkatëse.

Në masat konkrete ndër të tjera kemi parashikuar:

-Fuqizimin e shërbimit të psikologut/sociologut në strukturat e Policisë së Shtetit;

-Intensifikimin e programeve të edukimit publik në shkolla përmes një bashkëpunimi shumë më efektiv me institucionet e arsimit dhe organizatat e shoqërisë civile;

-Zhvillimin e fushatave ndërgjegjësuese në lidhje me rëndësinë e masave parandaluese, kryesisht në drejtim të përfshirjes në kriminalitet apo përdorimin nga krimi i organizuar sidomos të të miturve dhe të rinjve;

 

EMISIONET