Xhafaj: Ajo që ndodhi sot në Kuvend një turp

Xhafaj: Ajo që ndodhi sot në Kuvend një turp

Deputeti Fatmir Xhafaj, e cilëson të turpshme ngjarjen e ndodhur sot në sallën e kuvendit, ku deputeti Edi Paloka i hodhi bojë kryeministrit Rama.

Përmes një postimi në twitter, deputeti Xhafaj nënvizon se një akt i tillë fyen të gjithë.

Xhafaj: Një TURP kjo që ndodhi sot në Kuvend. Një akt që na fyen të gjithëve, por që turpëron rëndë frymëzuesit, nxitësit e zbatuesit e kësaj shfaqje të turpshme për Kuvendin dhe imazhin e vendit. Bërë kjo, në prani të mysafirit të nderuar në Kuvendin e Shqipërisë, për të nderuar momentin historik të anëtarësimit në NATO të fqinjit lindor, i bën nxitësit e ekzekutuesit e aktit, me TURP para gjithë shqiptarëve. Këtej e andej kufirit. Kjo është fytyra e vërtetë e një pjese të politikës shqiptare. Ky NUK është modeli i deputetit që meritojnë shqiptarët! Ndjesë mikut e kolegut Talat Xhaferri. Shqiptarët në shekuj kanë respektuar mikun, fqinjin, e më shumë akoma vëllain e tyre të gjakut. Urime fqinjëve tanë për anëtarësimin në NATO. Urime fqinjëve tanë për anëtarësimin në NATO!”.

EMISIONET