Willian u mbyll derën gjiganteve të Europës: Jam i lumtur në Londër

Willian u mbyll derën gjiganteve të Europës: Jam i lumtur në

Edhe pse e kërkojnë disa nga klubet më të mëdha në Europë si Manchester United, Barcelona apo Real Madrid, sulmuesi i Chelsea, Willian, ka konfirmuar dëshirën për të qëndruar në Londër.

Willian nëpërmjet një deklarate për të përditshmen braziliane "Globo Esporte", zbulon se dëshira e tij është që të qëndrojë tek Chelsea.

“Nuk do të largohem nga Chelsea, jam i lumtur aty dhe të jetoj në Londër. Më pëlqen jeta aty,” u shpreh braziliani duke konfirmuar besnikërinë për skuadrën londineze.

Edhe trajneri italian Maurizio Sarri ka deklaruar se mesfushori i krahut është i rëndësishëm për skemat e tij dhe i ka kërkuar klubit të mos e lërë të lirë.

Braziliani Willian ka pak ditë që ka nisur grumbullimin me skuadrën e Chelsea pas pushimeve të Botërorit.

EMISIONET