Wilder e Fury nuk pajtohen, zbulohen datat e superduelit

Wilder e Fury nuk pajtohen, zbulohen datat e superduelit

Deontay Wilder dhe Tyson Fury nuk ndalen me një barazim. Dy yjet e boksit në peshën e rëndë do të përballen sërish me njeri-tjetrin për të përcaktuar mbretin e ringut midis tyre pas ndeshjes qe zhvilluan në dhjetor, që u mbyll me barazim, një rezultat ky që u vendos në qendër të diskutimeve në atë kohë.

Takimi i radhën në ring midis dy boksierëve mendohet se do të jetë në prill ose maj. Dy janë datat e mundshme ku mund të përcaktohet dueli, 27 prill dhe 18 maj. Mendohet se ndeshja mund të luhet në Bloklin, një terren ky i njohur për amerikanin i cili ka kryesuar në tre sfidat e zhvilluara në këtë vend që prej vitit 2016.

Nga ana tjetër britaniku nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje në pjesën Broklin, por sidoqoftë ka pasur një përballje në New York, në "Madison Square Garden" . Dueli midis dy yjeve të boksit në peshat e rënda pritet të jetë më i rëndësishmi për vitin 2019, siç u konsiderua edhe ndeshja e tyre e dy muajve më parë, në 2018-ën .

EMISIONET