Whatsapp sjell opsionin që do tregojë hapur gënjeshtrat

Whatsapp, një ndër aplikacionet më të përdorura për dërgimin e mesazheve do të sjellë të reja që t’i mbajë përdoruesit sa më pranë.

Tashmë do të ketë një opsion të ri që do tregojë për vendndodhjen e personit me të cilin po shkruani. Por, ndryshimi do të përditësohet edhe nëse nuk po e përdorni Whatsapp-in.

Mund t’i tegoni personave me të cilët po shkruani se ku ndodheni, por vetëm nëse ju dëshironi. Mund të zgjidhni që përditësimi të bëhet një herë në 15 minuta, një orë apo 8 orë.

Pra, nuk mund të gënjeni miqtë tuaj se jeni vetëm pesë minuta larg pasi do iu kërkojë që t’i dërgoni vendndodhjen menjëherë.

/oranews.tv/

EMISIONET