WhatsApp sjell opsionin që do e dashurojnë të gjithë

WhatsApp sjell opsionin që do e dashurojnë të gjithë

WhatsApp ka sjellë opsionin e ri të bisedave grup audio dhe video që do e duan të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale.

Ky funksion lejon që të flasin 4 veta njëkohësisht, pavarësisht vendndodhjes. WhatsApp ka më shumë se 1.5 miliardë përdorues në muaj, të cilët bëjnë mbi 2 miliardë minuta në ditë duke folur në telefon nëpërmjet aplikacionit.

Sipas kompanisë, ky opsion mund të funksionojë edhe nëse nuk ka lidhje të mirë interneti.

WhatsApp krijoi lidhjen me video në vitin 2016, ndërsa telefonatat me audio janë bërë që në 2014.

EMISIONET