WhatsApp, platforma e famshme e mesazheve, lejon që tani që të mund të fshehësh njoftimet kur vjen një mesazh në chat, pra për të mos u parë lajmërimin për një periudhë të caktuar kohe të kontakteve që duam të jenë 'stand by'.

Por, edhe nëse celulari nuk dridhet, mjafton të hapësh aplikacionin për të parë mesazhet që na janë dërguar, bashkë me mesazhet që duam të mbajmë të fshehura, apo mesazhet e punës që do donim të evitonim kur jemi pushim.

Por, shumë shpejt, situata mund të ndryshojë. Sipas rrjetit WABetaInfo, Whatsapp po bëhet gati të lëshojë 'Vacation Mode': një funksion i ri që do të lejojë, jo vetëm të vëmë në heshtje kontaktet tona, por edhe t'i fshehim, si të mos ekzistonin.

Do mjaftojë të zgjedhim kontaktet dhe bisedat për të cilat do duam të aktivizojmë 'Vacation Mode' (Modaliteti Pushime), që mesazhet e personave të përzgjedhur të mos vinin, njësoj sikur askush të mos na kishte shkruar.

Një funksion i vlefshëm jo vetëm për atë që do të shkëputet nga punë, por edhe për atë që ka ndonjë sekret për të fshehur.

Do mjaftojë të zgjedhim kontaktin që duam të vëmë në 'Vacatin Mode' për të qenë të sigurtë se ai kontakt apo mesazhet që dërgon kontakti, nuk do përfundojnë në sytë e gabuar, edhe sikur të na kontrollonin telefonin, apo të hapnin whatsapp-in.

Për t'u kthyer në modalitet normal, mjafton të ç'aktivizoni opsionin dhe të gjithë mesazhet e pa dërguara do të dilnin sikur të kishin ardhur në atë moment.

/Ora News.tv/