Werder Bremen nuk njeh rival, barazim i çmendur në "Borusia Park"

Werder Bremen nuk njeh rival, barazim i çmendur në "Borusia

Ka rezultuar spektakolare pasditje e sotme në Bundësligën gjermane.

Plot 16 gola në 4 takime, me një mesatare prej 4 gola për ndeshje.

90 minutëshi më më shumë gola u luajt në "Borusia Park" aty ku vendasit e Monchengladbach barazuan 3-3 ndaj Hoffenhaim. Një pikë mjaft e vyer për të besuarit e Hecking që ishin tre herë në disavantazh por në fund arritën të merrnin pikë nga ky takim.

Në takimet tjera Werder Bremen vazhdon të shkëlqej me "jëshilët" që morën një fitore të rëndësishme në fushën e Augsburg 3-1.

Hamburg vazhdon të dështoj, duke u mundur këtë herë në shtëpi 2-1 nga Hertha Berlin ndërsa Eintracht Frankfurt nuk ka hasur vështirësi ndaj Mainz, duke arritur një fitore të pastër 3-0.

EMISIONET