Wanda Nara konfirmon: Icardi e Dybala do luajnë bashkë

Wanda Nara konfirmon: Icardi e Dybala do luajnë bashkë

Mauro Icardi është i destinuar për të jetuar sa më gjatë te Interi. Në këtë përfundim ka dal agjentja dhe njëkohësisht bashkëshortja e bomberit argjentinas Wanda Naram që në një intervistë për "Canale 5" ka folur rreth situatës së Icardit me klubin zikaltër, si dhe partnerin e tij te kombëtarja argjentinase, Paolo Dybala.

"Qëndrimi në një klub për një kohë të gjatë është një vlerë e shtuar. Zgjedhja e tij ka qenë gjithmonë për të qëndruar në Inter, dhe tifozët e pranojnë atë. Duke pasur shembuj si Javier Zanetti te Inter dhe Francesco Totti në Roma është një vlerë e shtuar dhe e mirë për këdo që vjen në klub ".-deklaroi Wanda.

Sa i përket yllit të Juventusit, Dybala, Wanda e vlerëson "La Joya" dhe beson se së bashku me Icardin do të jenë e ardhmja e skuadrës kombëtare.

"Në Argjentinë, Dybala është parë si një kampion. Ai luajti disa minuta me Mauro në ndeshjen e fundit për ekipin kombëtar argjentinas dhe ata bënë mirë. Ai dhe Icardi do të jenë një dyshe e frikshme në të ardhmen".-përfundoi 31 vjeçarja.

EMISIONET