Lëvizja VETËVENDOSJE në Kosovë do të votojë më 21 janar për kryetarin e saj të ri. Ndërkohë mesnatën e së mërkurës përfundoi afati i dorëzimit të kandidaturave për kreun e  Vetëvendosjes. Deputeti Albin Kurti ka qenë i vetmi kandidat që ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm, pasi nuk është dorëzuar asnjë kandidaturë tjetër. Mesa duket kandidati Albin Kurti do të i vetmi që do të paraqesë platformën e tij gjatë fushatës për mandatin e kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE.

Mesnatën e së mërkurës është mbyllur përfundimisht afati i dorëzimit të kandidaturave për kryetar e ri të Lëvizjes Vetëvendosje, ku zgjedhjet do të mbahen më 21 Janar.  Bëhet e ditur se ish kreu i kësaj force politike, Albin Kurti nuk do të ketë përballë asnjë konkurrent për postin e kryetarit. Mediat e Kosovës bëjnë me dije se përveç Albin Kurtit askush tjetër nuk ka paraqitur kandidaturën që do të mund ta rivalizonte. Në kuadër të një procesi parazgjedhor i shoqëruar me përplasje kundërshtime dhe largime nga partia, mesa duket Kurti është i vetmi kandidat për kryetar partie. Themeluesi i kësaj force politike, ai ka udhëhequr Vetëvendosjen për dy mandate rradhazi, ndërkohë që pritet të marrë sërish postin e kryetarit për të tretën herë, pasi ish kreu Visar Ymeri dha dorëheqjen më 2 Janar. Në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa Kurti ndodhej në paraburgim, autorizoi deputetet Albulena Haxhiu dhe Fitore Pacolli të mbledhnin nënshkrimet për të paraqitur kandidaturën e tij. Mediat vendase raportojnë se trendi i largimeve nga Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë edhe sot. Një deputet i Kuvendit të Kosovës dhe aktivist i hershëm i kësaj lëvizje, sot do të jap dorëheqje nga të gjitha pozitat në parti, shkruan Indeksi online.  Dorëheqje deri më tani nga VV-ja ka dhënë ish kreu Visar Ymeri, deputetët Aida Dërguti, Dardan Sejdiu, Faton Topalli, Shqipe Pantina e Driton Çaushi, për shkak të pakënaqësive të brendshme me të cilat po përballet Vetëvendosje

Dorëheqje kanë dhënë edhe aktivistë të ndryshëm dhe së fundmi radhëve iu bashkua edhe kreu i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati. E derisa dorëheqjet nuk kanë të ndalur, Lëvizja Vetëvendosje është në prag të zgjedhjeve të reja nga të cilat do të dal kryetari i ri, e në këtë garë është vetëm Albin Kurti.

/Ora News.tv/