VV pas protestës studentore në Tiranë? Kurti: Kam ardhur shumë vonë

VV pas protestës studentore në Tiranë? Kurti: Kam ardhur

Albin Kurti i pranishëm në Fakultetin e Shkencave të Natyrës me ftesë të studentëve as nuk i pranoi por as nuk i mohoi lajmet në media se VV qëndron pas protestës studentore në Tiranë.

Kurti: Protestat studentore kanë filluar vitin e kaluar dhe unë jam këtu me shumë vonesë. Protestat studentore në Shqipëri në këtë dimër i cili nuk po kalon janë ngjarja më e bukur shoqërore dhe zhvillimi më autentik politik në shumë vitet e fundit këtu.

Lidhur me pretendimin e Dekanit të Fakultetit se Kurti ishte në godinë pa leje, ai pati këtë koment.

Kurti: Ua thonë vetë studentët, është pyetje për ta.

I pyetur nëse ardhja e tij mund të konsiderohet si ndërhyrje e politikës, Kurti u shpreh:

Kurti: Unë tërë jetën ndërhyj dhe prandaj jam në politikë. Politika është ndërhyrje subjektive në bazë të asaj që beson të jetë e drejtë dhe e mendon të jetë e vërtetë. Protesta studentore në Tiranë janë ngjarja më e bukur shoqërore. Këta duhen admiruar. Vështirësitë nëpër të cilat po kalojnë do ti kalisin ata në kapërcimin e pengesave në të ardhmen.

Një lloj degradimi i skenës politike në Shqipëri dhe Kosovë është rezultat i rezistencës popullore, posaçërisht asaj studentore që po dëshmon që kthim pas nuk ka. Nuk mund të kthehemi në vjeshtën e 2018. Kanë rënë skemat politikke, jemi kthyer në skenën politike, ku nën dritat e reflektorëve qytetarë po shihet se mbretërit apo princat janë lakuriq.

EMISIONET