Të paktën 192 vetë janë zhdukur dhe 75 të tjerë kanë vdekur si rezultat i shpërthimit të vullkanit Fuego në Guatemalë, të dielën.

Lajmin e konfirmojnë zyrtarët e zonës, shkruan BBC.

Fshatrat nëpër shpate janë mbuluar nga hiri vullkanik dhe balta.

Operacioni i shpëtimit të martën u ndërpre nga një tjetër shpërthim i cili lëshoi gaz të nxehtë dhe shkëmbinj të copëtuar në jug të vullkanit.

Më shumë se 1.7 milionë njerëz janë prekur nga shpërthimi i së djelës dhe më shumë se 3 mijë vetë u evakuan.

Shpërthimi i së martës i gjeti shumë njerëz të papërgatitur, pasi ekspertët thanë se shpërthimi, i cili lëshoi hi deri në 10 km lartësi të djelën, nuk do të përsëritej.

Eddy Sanchez, kreu i Instituti Kombëtar të Sizmiologjisë në Guatemalë pati deklaruar: "Nuk do të ketë shpërthime të tjera në ditët në  vijim."

/Ora News.tv/