Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka kundërshtuar deklaratën e ministrit të Mbrojtjes të Malit të Zi Predrag Boshkoviç se Kosova është shtet.

“Kosova nuk është shtet por territor përkohësisht në administrim të OKB-së e në përputhje me Rezolutën 1244”, ka thënë ai duke reaguar pasi Mali i Zi ka dërguar dy oficerë në misionin e KFOR-it.

“Kur Mali i Zi dërgon oficerë në mision në territorin e Serbisë, rregulli i parë është që të pyetemi edhe ne”, ka thënë Vulin.

“Ministri malazez i Mbrojtjes më zëshëm po e përfaqëson pavarësinë e Kosovës se Shqipëria. Do ta kishim respektuar më shumë dërgimin e ushtarëve malazezë, sikur vetëm një ushtar ta kishin dërguar për të mbrojtur manastiret e jo në shtab si mbrojtje të pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Vulin. /Lajmi

/Ora News.tv/