Vuçiç: Po të dilni edhe pesë milionë në protestë, nuk do t’u plotësoj kërkesat

Vuçiç: Po të dilni edhe pesë milionë në

Presidenti i Serbisë dhe i Partisë Progresive Serbe (SNS), Aleksandër Vuçiç tha se ai nuk do të plotësojë asnjë kërkesë të opozitës, sado që ata të dalin në rrugë dhe sado që të zgjasin protestat.

“Ecni sa të doni, unë kurrë nuk do të plotësoj asnjë kërkesë tuajën. Mundet edhe pesë milionë të mblidheni … Unë nuk do të punojë nën presion për këtë edhe dallohem nga gjithë të tjerët”- ka thënë Vuçiç gjatë një tubimi të forumit të gruas në partinë SNS në Beograd, ku ishte prezent edhe kryeministrja Ana Brnabiç.

Ai, për opozitën, e cila mbrëmë organizoi protestën në Beograd nën moton “Jo më këmisha të përgjakura” për shkak të dhunës ndaj kryetarit të Partisë së Majtë Serbe, Borko Stefanoviç, tha se ata mund të ecin sa të duan, përderisa nuk “thejnë kokën” e dikujt dhe deri sa nuk shkatërrojë pronën e dikujt.

Vuçiç vlerëson se në tubim nuk ka pasur të rinj. Sipas tij nga protesta nuk është dërguar asnjë mesazh serioz, përveç “Vuçiç është p***r”, që nuk nënkupton asgjë.

“Nëse doni zgjedhje atëherë mirë, por unë të lëshoj pe kundrejt marrëzirave tuaja as që më bie ndër mend, edhe kur ecnit çdo ditë për katër muaj”- tha Vuçiç.

EMISIONET