Vuçiç: S’është me rëndësi të flasim me Kosovën, por përmbajtja e propozimeve

Vuçiç: S’është me rëndësi të flasim

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se nuk është me rëndësi që të mbahet konferencë për zgjidhjen e çështjes me Kosovën pa pasur rezultate.

Sipas tij me rëndësi është përmbajtja e propozimeve që mund të bëhen, duke theksuar se në ditët në vijim do të shtohet presioni mbi Serbinë, shkruan Most, përcjell Klan Kosova.

“Jam i interesuar në esencë dhe rezultat. Ne duam zgjidhje të cilën Serbia e dëshiron dhe që mund ta pranojë, ta ruajë fytyrën, që njerëzit të mos ndjehem të turpëruar, ta di se ka të ardhme”, ka thënë Vuçiç.

“Duam zgjidhje që serbët e Kosovës dhe Metohisë të kenë të ardhme të garantuar, paqe dhe siguri, por që poashtu ta mbrojmë Serbinë”.

Vuçiç ka thënë se “Rambuje 2” mund të mbahet kudo në Los Angeles, Tokio, apo kudo tjetër në botë.

EMISIONET