Vuçiç: Pajtohem për ridefinim të kufijve me shqiptarët e Kosovës

Vuçiç: Pajtohem për ridefinim të kufijve me

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur pro propozimit të korigjimit të kufijve me Kosovën. 

Gjatë një takimi në Sid ai është shprehur se bisedimet nuk do të jenë të lehta.

"Unë pajtohem dhe kjo është politika ime, për ridefinimin e kufijve me shqiptarët. Duhet ditur se kemi një territor për të cilën nuk dihet se kush dhe si e trajton dhe se çfarë kujt i takon dhe kjo është gjithmonë një potencial për konflikt të mundshëm", ka thënë ai. 

Në këtë mënyrë duket se presidenti serb ka sjellë në vëmendje dhe konfliktet me minoritetet në të dy vendet.  Vuçiç ka shtuar tutje se marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë një pako gjithëpërfshirëse e cila nuk është e lehtë dhe e thjeshtë si e mendojnë disa.

Por propozimi për rishikimin e kufijve ka sjellë dhe përplasje në Kosovë. 

Kryeministri Ramush Haradinaj ka përjashtuar çdo mundësi të rishikimit të kufijve, duke theksuar se ato janë vendosur me luftë. 

Ndërsa dhe në Shqipëri këshilli i ambasadorëve i ka konsideruar propozimet të papranueshme. Në të kundërt me ta është shprehur kryetari i Partisë Demokratike të shqiptarëve të Preshevës Ragmi Mustafa. Sipas tij korigjimi i kufijve do të jetë historike.

EMISIONET