Vuçiç, pesimist për marrëveshje me Kosovën

Vuçiç, pesimist për marrëveshje me Kosovën

Pas tarifës, tani pengesë për rifillimin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës është edhe platforma e miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç u shpreh pesimist për arritjen e një marrëveshjeje  dhe paralajmëroi se në prill BE-ja do të veprojnë për të ndryshuar gjendjen në terren. 

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç u shpreh pesimist për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Kosovën, ndërsa paralajmëroi se në muajin prill Bashkimi Europian do të veprojnë ndaj Kosovës, por pa specifikuar përse bëhet fjalë.

Vuçiç i bëri deklaratat pasi takoi në Beograd këshilltarët e kancelares Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Litenberg. Të dy të dërguarit e kancelares biseduan me kreun serb në lidhje me marrëdhëniet mes Serbisë me Kosovën dhe ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në rajon.

Më herë, dy këshilltarët qëndruan në Prishtinë, ku i kërkuan kryeministrit Ramush Haradinajt që të shfuqizojë tarifën për mallrat serbe.

Tarifa në fjalë për Beogradin është një pengesë për rifillimin e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Brukseli. Ndërkohë, një tjetër pengesë është edhe platforma e miratuar javën e kaluar në Parlamentin e Kosovës.

“Platforma e kanë miratuar është shumë e dëmshme dhe për këtë i njoftova këshilltarët gjermanë. U thashë se ajo është tmerrshme për Serbinë. Platforma përcillet me akte ligjore e ka fuqi detyruese. Aty ka shumë kushte të tmerrshme për Serbinë,” u shpreh Vuçiç.

EMISIONET