Deklaratat e Bakir Izetbegovic pro pavarsisë së Kosovës, do të kenë pasoja të rënda politike dhe ligjore, paralajmëroi  presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Ai kërcënoi anëtarin e presidences boshnjake, se pas qëndrimit pro njohjes së Kosovës, situata në rajon do të ndryshojë. Izetbegovic, deklaroi një ditë më parë se Bosnja do ta njohë Kosovën dhe se ishte Serbia, ajo që pengoi njohjen e pavarësisë.

Qëndrimi i Bakir Izetbekoviç, pro njohjes së Kosovës, do të ketë pasoja  të rënda ligjore dhe politike. Kështu deklaroi presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Në një reagim për mediat serbe, ai tha se deklaratat e anëtarit të presidencës së Bosnjes janë shokuese dhe do të sjellin ndryshime në rajon. Izetbegoviç deklaroi një ditë më parë se Bosnje-Hercegovina do ta njohë Kosovën si shtet. Sikur unë të thoja që, duhet pranuar pavarësia e Republikës Serbe, do të përfundoja menjëherë në Hagë, tha Vuçiç por duke "harruar" faktin se Kosovën e kanë njohur 108 shtete të botës.

"Deklaratat e anëtarit të presdiencës boshnjake do të kenë pasoja të rënda politike dhe ligjore. Qëndrimi i Izetbegoviç pro njohjes së Kosovës, do të sjellë ndryshime të mëdha në rajon. Ne do të marrim masa dhe do të punojmë me zgjuarsi, pasi po shohim që nuk kemi mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar. Serbia do ta marrë shumë seriozisht pozicionimin e Bosnjë Hercegovinës"

Vuçiç tha se kjo është goditja më e rëndë që i është dhënë Serbisë në këto momente. Përgjigja e Serbisë, do të vijë pas disa ditësh, përfundoi Vuçiç deklaratën e tij.

Ndërkohë Marko Gjuriç drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë serbe i quajti shokuese dhe skandaloze deklaratat e Bakir Izetbegoviç

Një ditë më parë, në një intervistë për Deutche Ëelle, zyrtari boshnjak nënvizoi se njohja e Kosovës duhet të kishte ndodhur me kohë, por se kjo ishte penguar nga kolegët e tij serbë.

/Ora News.tv/