Vuçiç: Medvegja mbetet e Serbisë

Vuçiç: Medvegja mbetet e Serbisë

Në vizitën e tij në Medvegjë, Presidenti, Alexandër Vuçiç, ka deklaruar se ky rajon është dhe do të mbetet i Serbisë, duke hedhur kështu pikëpyetje mbi propozimin e Thaçit, i cili ka përfshirë në negociata idenë e bashkimit të kësaj treve me Kosovën. Vuçiç u shpreh se është lodhur nga këto histori dhe se Beogradi zyrtar ka ndërmend që të rrisë investimet për Medvegjën.

Edhe pse Presidenti, Hashim Thaçi, e ka përfshirë në paketën e negociatave idenë e bashkëngjitjes së Medvegjës me Kosovës, homologu i tij serb, nuk mendon njësoj. Gjatë një vizite në këtë rajon, Alexandër Vuçiç, ka deklaruar se Medvegja është pjesë e Serbisë dhe se do të vijojë të mbetet e tillë. Gjithsesi, në fjalën e tij, lideri i Beogradit nuk përmendi dy rajonet e tjera, që janë Presheva dhe Bujanovci. Kreu i shtetit serb premtoi për më shumë investime për Medvegjën, ndërsa inkurajoi qytetarët që të mos largohen.

Vuçiç:Kam dëgjuar histori nga Prishtina se Medvegja do të bëhet pjesë e tyre, por unë mund t’ju them se Medvegja është në Serbi dhe do të jetë gjithmonë pjesë e saj. Ne planifikojmë të shtojmë investimet në këtë rajon. Ne duam që fëmijët tuaj të jetojnë në standartet që gëzojnë të gjithë fëmijët në vendet e zhvilluara të botës. Do të rikthejmë vëmendjen nga ky rajon me më shumë investime.”

Më tej, Vuçiç lëshoi edhe akuza të drejtpërdrejta për Prishtinën zyrtare, duke thënë se politikanët shqiptarë janë të papërgjegjshëm. Presidenti kritikoi taksën 100%, e cila sipas tij po vështirëson jetesën e serbëve të Kosovës. Vetëm një ditë më parë, kreu i shtetit bëri me dije se nëse situata nuk do të ndryshojë brenda 45 ditëve, atëherë do të japë dritën e gjelbër, që serbët të bojkotojnë institucionet kosovare

EMISIONET