Vuçiç: Marko Gjuriç u arrestua nga shteti bandit, i mbështetur edhe nga perëndimi

Vuçiç: Marko Gjuriç u arrestua nga shteti bandit, i

Arrestimi i Marko Gjuriç në Kosovë, ishte një veprim i mbështetur edhe nga perëndimi, ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjatë një konference për gazetarë. Komentet e tij, Vuçiç i bëri pas takimit të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, të cilin e mblodhi në takim urgjent në Beograd, pas arrestimit të shefit të zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën në Mitrovicë, nga ana e Policisë së Kosovës, raporton Radio Evropa e Lire.

Aksionin e arrestimit të Gjuriçit, Vuçiç në disa raste e ka cilësuar si 'veprim terrorist', i cili sipas tij, kishte edhe mbështetjen ndërkombëtare, përkatësisht nga vendet perëndimore.

Vuçiç nuk është pajtuar me autoritetet e Prishtinës në lidhje me kërkesën e Gjuriçit për vizitë në Kosovë. Ai tha se sipas marrëveshjes, Qeveria e Serbisë nuk kërkon leje, por i njofton autoritetet e Kosovës për vizitat që zyrtarët serb i realizojnë në Kosovë.

Ai tha se vetëm për vizitën e nivelit të presidentëve, mund të njoftohet Prishtina 72 orë më herët, kurse për nivelet më të ulëta politike, ai tha se mjafton një njoftim 24 orë para se vizita të realizohet.

Vuçiç i ka quajtur 'terroristë dhe bandë të uniformuar', pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës. Sipas tij, për këtë aksion, Policia e Kosovës kishte mbështetjen edhe të EULEX-it.

Sidoqoftë, ai ka ftuar qytetarët serb në veri të Kosovës që të qëndrojnë gjakftohtë dhe të mbajnë qetësinë, duke thënë se "terroristët nuk do të mund të realizojnë qëllimin e tyre" (aludim për institucionet e shtetit të Kosovës).

Sa i përket dialogut me Kosovën, Vuçiç tha se në këso rrethana është vështirë të flitet dhe se vendimet duhet të merren me gjakftohtësi.

Ndërkaq, në lidhje me Listën Serbe dhe paralajmërimet që të largohet nga Qeveria e Kosovës, Vuçiç tha se u takon serbëve të Kosovës që të vendosin vet për këtë çështje.

EMISIONET