Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një intervistë për gazetën franceze "Le Monde", thotë se qasja e tij ndaj Bashkimit Evropian është e ndryshme nga ajo e kryeministrit shqiptar.

Vuçiç: Por qasja ime është e ndryshme nga ajo e Edi Ramës [kryeministri shqiptar]. Nuk dua të lutem për asgjë. Ne duhet të bëjmë pjesën tonë të punës, duhet të ecim përpara për veten tonë. Dhe po marrim rezultate: për vitin e tretë me radhë, pa ndonjë presion nga jashtë, ne kemi një suficit buxhetor. Komisioni mirëpret përparimin tonë ekonomik. Ne e dimë se çfarë duhet të përmirësohet: sundimi i ligjit, liria e shprehjes ... Ne kemi nevojë për më shumë investime të huaja.

Vuçiç tha intervistën për gazetën një ditë më parë në Paris, ku mori pjesë në konferencën vjetore të Këshillit të Evropës për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR). I pranishëm atje ishte edhe kryeministri Edi Rama. Vuçiç thotë se është i vendosur për të ndjekur qëllimin e anëtarësimit në BE pa mohuar lidhjet e tij të privilegjuara me Moskën.

/Ora News.tv/