Vuçiç: Kosova dhe Mali i Zi u bënë të pavarura kur unë nuk kam qenë në pushtet

Vuçiç: Kosova dhe Mali i Zi u bënë të pavarura kur

Kompromisin për statusin e Kosovës në Serbi e kundërshtojnë ata që kanë heshtur me këmbëngulje dhe që u kanë shkuar shumë për shtati atyre që kanë punuar në legjitimimin njohjes së Kosovës, ka vlerësuar kryetari serb Aleksandar Vuçiç, transmeton Koha.net.

Ai, duke u përgjigjur në pyetjen se si e sheh kërkesën e një pjese të opozitës që kërkon referendum për ta hedhur poshtë ndarjen e Kosovës ose çfarëdo zgjidhje kompromisi për të, ka thënë se angazhimi i tij është i orientuar në deligjitimimin e pavarësi së Kosovës.

Ai ka përkujtuar se Mali i Zi u nda nga Serbia në vitin 2006, ndërsa në vitin 2008 Kosova shpalli pavarësinë dhe se këtë pavarësi në vitin 2008 e në vitin 2009 e njohën shumica e vendeve të botës.

"Në atë kohë në pushtet nuk ka qenë Vuçiç, por në pushtet kanë qenë ata që po kërkojnë referendume. Kanë qenë mu ata që na dërguan në greminë, atje prej nga përpiqemi dhe duam dhe ta nxjerrim Serbinë dhe të kemi guximin të pyesim për çdo gjë, sepse ata deri dje nuk jemi pyetur për asgjë. Jemi kthyer në dialog", ka theksuar.

"A kam shkuar unë apo dikush tjetër te Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me idenë që të legjitimohet vendimi për pavarësinë e Kosovës? Unë po përpiqem, me të gjitha përpjekjet dhe mediet që këtë ta delegjitimoj", ka sqaruar ai.

EMISIONET