Vuçiç i dhuron homologut Putin "qenin ilir"!

Vuçiç i dhuron homologut Putin "qenin ilir"!

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç i ka dhuruar një qenush tremujor boshnjak, i quajtur Pasha, presidentit rus, Vladimir Putin, gjatë vizitës së këtij të fundit në Beograd të enjten.

Kjo racë e veçantë e qenit, i quajtur edhe si Sarplaninac, është i njohur për madhësinë, rezistencën ndaj të ftohtit dhe madje njihej edhe për shmangien e ujqërve dhe arinjve.

Prandaj, nuk është e habitshme që kjo racë përdoret si qen roje në ushtrinë serbe. Megjithatë, "Pasha" duket se ishte paksa i mbingarkuar nga e gjithë vëmendja që po merrte dhe nuk shfaqi asnjë nga këto tipare të racës së tij.

Ky lloj qeni është i përhapur në bjeshkët e rajonit të Ballkanit dhe secili shtet e pretendon së të tij. Ai njihet ndryshe edhe Qeni i Sharrit në Kosovë, apo "Deltari Ilir", ndërsa më herët është quajtur si qeni i bariut ilir, para se t'i ndryshohej emri sërish në vitin 1957, ku u quajt qeni i bariut jugosllav.

Dhënia e qenve për presidentin rus është bërë pak traditë. "Pashai" do të bashkohet edhe me qentë e tjerë të Putinit që vijnë nga vende të ndryshme, si Bullgaria, Japonia, nga Azia Qendrore, etj.

Gjatë vizitës së tij në Beograd, Putin zhvilloi bisedime dypalëshe me Vuçiçin, gjatë së cilës u nënshkruan marrëveshje të shumta bashkëpunimi.

EMISIONET