Vuçiç: E themi me siguri se Radoiçiq nuk e ka vrarë Ivanoviçin

Vuçiç: E themi me siguri se Radoiçiq nuk e ka vrarë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se shteti serb dhe policia mund të thonë me siguri se Millan Radoiçiç, nënkryertar i Listës Serbe, nuk e ka vrarë politikanin serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq.

Vuçiç tha për Radio-Televizionin e Serbisë se Radoiçiç "nuk ka marrë pjesë në organizimin, logjistikën apo nxitjen" e vrasjes së Ivanoviqit.

Ai tha se Radoiçiq është intervistuar nga prokurorët në Beograd dhe se është vërtetuar se ai nuk ka marrë pjesë në vrasje.

Vuçiq tha se Prishtina ka dashur ta vrasë Radoiçiqin gjatë përpjekjeve për ta arrestuar atë, pak ditë më parë.

Policia e Kosovës ka arrestuar javën e kaluar në veri të Mitrovicës tre persona të dyshuar në lidhje me vrasjen e Ivanoviqit, të cilëve më pas u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Prokurori special i Kosovës, Sylë Hoxha, ka konfirmuar se autoritetet në Kosovë janë në kërkim edhe të Radoiçiçit, nënkryetar i Listës Serbe, subjekt politik në Kuvendin e Kosovës.

Ivanoviç është vrarë më 16 janar, 2018, para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore. Ai ishte kryetar i Iniciativës qytetare Liria, Demokracia dhe Drejtësia. /REL/

EMISIONET