Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar pasi ka shkuar në Moskë se do të flasë me Presidentin e Serbisë, Vladimir Putin, që ta shohë më thellë problemin e Kosovës.

Ai ka thënë se pasi të gjithë po angazhohen maksimalisht për këtë çështje, do të ishte e rëndësishme që edhe Rusia të dalë me qëndrimin e saj politik.

“Do ta lus Presidentin Putin, që jo vetëm me mbështetjen direkte që ia ofron Serbisë, që të dalë pa ekuivokë me qëndrimin e tij politik në të gjitha organet edhe në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare".

I pyetur se me çfarë porosie do të takohet sot me Putinin, Vuçiq ka thënë shkurt.

“Do ta lus Presidentin Putin që ta shikojmë më thellë problemin e Kosovës dhe Metohisë”, ka thënë ai.

/Ora News.tv/