Vuçiç: Do të luftojmë pa kompromis për Trepçën

Vuçiç: Do të luftojmë pa kompromis për

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se Serbia do të luftonte pa kompromis për kompleksin minerar dhe metarlugjik të Trepçës.

Në shënimin e  90 vjetorit të kësaj miniere në zonën e Mitrocës, kreu i Serbisë në një letër drejtuar punëtorëve të minierës, paralajmëroi se nuk do të heqin dorë nga kjo pasuri,  pasi sipas tij rajoni i Trepçës është i dashur për shumë familje për 90 vjet rresht. Kjo ndërmarrje nuk është më thjesht një entitet biznesi, por është pjesë e trashëgimisë kombëtare, është pjesë e traditës sonë, shkruhej në letrën e Vuçiç, duke u kujtuar atyre traditën e minierave dhe ekzistencën e serbëve në Kosovë.

 “Serbia do të vazhdojë të luftojë pa kompromis për të drejtën tuaj, për të menaxhuar atë që paraardhësit tuaj krijuan, atë që ju takon me të drejtë dhe për sa kohë, që Serbia ekziston, askush nuk do të jetë në gjendje të rrëmbejë Trepçën dhe ta largojë atë nga ju” 

Presidenti tha për punëtorët se tradita e minierave në këtë kompleks, do të vazhdojë me gjeneratat e reja të minatorëve serbë. Hapja e Trepçës 90 vjet më parë, kujton Vuçiç. paralajmëroi një epokë të re. Kur disa u përpoqën të arrijnë për atë që nuk është e tyre, vazhdoi ai, ata “harruan se Trepça është bërë një lloj trashëgimi e paprekshme që nuk mund të vidhet.

EMISIONET