Një 65 vjeçar është gjetur i pajetë në rezervuarin e fshatit Bletas të Maliqit.

Policia lokale bën me dije se viktima është shtetasi me inicial G.M, rreth 65 vjeç, banues në Podgorie-Maliq.

 Nga të dhënat e para dhe këqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga deklarimet e marra familjarëve, rezulton se shtetasi i mësipërm vuante nga depresioni dhe më datë 13.01.2018, ishte larguar nga banesa në mbrëmje, pa dhënë  informacion mbi vendndodhjen e tij.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.


/Ora News.tv/