Një vajzë që vuante nga anoreksia ka zgjedhur të tregojë paraqitjen e saj për të ndihmuar të gjithë personat që kanë probleme me këtë sëmundje nëpërmjet rrjeteve sociale.

Connie Inglis i dhanë vetëm disa javë jetë në vitin 2015 kur ushqehej me tub dhe nuk lëvizte dot pa karrige me rrota.

Në një dokumentar ka folur për sëmundjen e saj, kohë në të cilën peshonte sa një 5-vjecare duke treguar se ka kaluar dy vitet e fundit duke u trajtuar dhe ka hapur një fushatë për të gjithë të prekurit e kësaj sëmundje.

"Unë nuk përdor fotoshop dhe nuk i përdor efektet e Instagramit. Unë bëj krahasimin e fotografive duke thithur dhe nxjerrë frymën që të tregoj trupin tim. Jo cdo njeri duhet të duket si modele e Victoria Secret. 

Me të vërtetë dua t'i ndihmoj njerëzit dhe mendoj se është e rëndësishme që ata të kuptojnë se nuk ka të bëjë vetëm me trajtimin, por duhet të kuptojnë që nuk janë vetëm. Nuk ka rëndësi sa e vështirë është, gjithmonë do ia dalin," - tha 23-vjeçarja për BBC.


/Ora News.tv/