Një i ri shqiptar nga Shkupi raportohet se është vrarë gjatë luftimeve në Siri. 

Sipas mediave shqiptare në Maqedoni, bëhet fjalë për 23-vjeçarin shqiptar E. Iseni i lindur në Haraçinë, me banim në Shkup. 

Në fillim të vitit 2014, E.Iseni vetëm 19-vjeç iu  bashkangjit luftës në Siri, ndërsa lajmin për vdekjen e tij familjarët e kanë marrë nga shokët e tij.

Dhjetëra të rinj shqiptarë që nga viti 2011 kanë ndërruar jetë në luftërat e përgjakshme të Sirisë.

/Ora News.tv/