Një tjetër shqiptar është vrarë  në luftën e Sirisë. 

KALLXO.com shkruan se K.A. nga Pestova e Vushtrrisë është viktima e radhës dhe se organet e rendit janë njoftuar se kosovari është vrarë më 2 shkurt.

Këto burime kanë  bërë të ditur se vushtrriasi jetonte në Gjermani nga ku i ishte bashkuar luftëtarëve në Siri.

Vrasja e kosovarit shënon vdekjen e 75 të shqiptarëve nga Kosova në konfliktin e Sirisë dhe Irakut.

Të dhënat e Policisë tregojnë se  në zonën e konfliktit janë duke qëndruar 196 qytetarë të Kosovës prej të cilëve 95 fëmijë dhe 40 gra


/Ora News.tv/