I sëmuri mendor vret me sëpatë 50 vjeçarin ndërsa pastronte rrugën e fshatit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotmë në Librazh ku një shtetas vrarë me mjetet të forta.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zdrajç, ndërsa viktima raportohet se është Idriz Byci, rreth 50 vjeç.

Ky i fundit është goditur në kokë me sëpatë nga shtetasi Fiqiri Askurti.

Sipas policisë, " Shtetasi i lartpërmendur për motive të dobëta në fshatin Zdrajç Librazhd dyshohet të ketë vrarë me sende të forta ( sopatë) shtetasin Idriz Byci rreth 50 vjeç i cili kishte qenë duke pastruar rrugën në këtë fshat.  Askurti, rreth 51 vjeç që dyshohet të jetë i sëmurë mendor".

Autori iu fsheh ne pyll

51 vjeçari banues në fshatin Zdrajç Librazhd u arrestua në flagrancë.

"Kapja dhe ndalimi i tij, u bë në një zonë pyjore në fshatin Zdrajç' informon policia lokale

 Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vrasja me dashje" parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal. 


(Në foto: Fshati ku ndodhi vrasja)

EMISIONET