Policia e Bosnjës vrau njeriun më të kërkuar në vend, i kërkuar për vrajsen e një oficeri policie dhe një personi tjetër,  pas një ndjekjeje të madhe.

Edin Gacic vdiq pas shkëmbimit të zjarrit me policinë pranë kryqytetit të Sarajevës, tha policia. Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i plagosur dhe një polici, tha zyrtari i policisë në Sarajevë.

Qindra policë ishin përfshirë në operacionin e arrestimit të njeriut më të kërkuar. Policia kishte marrë dhjetra informata për vendndodhjen e tij por vetëm ajo e së hënës në mbrëmje nga agjencia shtetërore e inteligjencës u provua se ishte korrekte.

Gacic kishte refuzuar dorëzimin. Ai akuzohet se është autori i vrasjes së pronarit të një dyqani si dhe të një polici javën e kaluar. Krimi shkaktoi panik në Bosnje.

42 vjeçari ishte liruar nga burgu pasi kishte kryer 2/3 e dënimit prej 20 vitesh burg, për vrasje. Këtë herë viktimat ishin e ëma dhe një burrë i cili shërbente si vullnetar mysliman gjatë luftës në Bosnje, 1992-1995

Policia kishte ofruar 25 mijë euro për çdo person i cili do të jepte informata të sakta se ku ndodhej Gacic.

/Ora News.tv/