Vriten tre gazetarë rusë në Afrikë

Vriten tre gazetarë rusë në Afrikë

Një ekip prej tre gazetarësh rusë u vra në Republikën e Afrikës Qendrore, ku kolegët thanë se po xhironin një film për mercenarët në vend. Policia lokale thotë se ata mund të kenë rënë viktimë e një grabitje.

Të tre burrat janë emëruar si gazetare Orhan Dzhemal, regjisori Aleksandr Rastorguev dhe kameramani Kirill Radchenko. Dzhemal ishte korrespondent i njohur i luftës, i cili ishte plagosur gjatë raportimit nga Siria, ndërkohë që Rastorgujev kishte shpërblime të shumta për dokumentarët e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Sibut, një qytet rreth 200 kilometra në verilindje të kryeqytetit të Afrikës Qëndrore, Bangui.

Ministria e Jashtme ruse tha se dokumentet e shtypit në emrat e tyre janë gjetur, ndërsa të afërmit e të vdekurve kanë thënë për mediat se ata i kanë identifikuar ato nga fotografitë e marra pas vdekjes së tyre. Një hetim është hapur mbi incidentin.

EMISIONET