Vriten dy palestinezë nga sulmet izraelite në Gaza

Vriten dy palestinezë nga sulmet izraelite në Gaza

Të paktën dy palestinezë janë vrarë gjatë një sulmi ajror izraelit në Rripin e rrethuar  të Gazës, sipas ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Në një tjetër sulm, 25 palestinezë, përfshirë edhe një fëmijë 6 mujor, u plagosën gjatë sulmeve të kryera të premten mbrëma.

Dr. Ashraf al-Qidra, zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë, tha për mediat lokale se trupat e dy luftëtarëve të Hamasit u gjetën në agim në jug të qytetit të Gazës. Ata ishin pjesë e krahut të armatosur të Brigadave Qassam.

Luftëtarët u identifikuan si Mahmoud al-Atal, 28-vjeç dhe Mohammed Safadi, 30 vjeç. Sulmet ajrore izraelite nisën pas dyshimeve të hedhjes së raketave nga territori palestinez.

Një prej raketave thuhet se është kapur nga sistemi mbrojtës raketor i Izraelit, i ndërtuar nga SHBA, mbi qytetin jugor izraelit të Sderot, ndërsa i dyti nuk arriti territorin izraelit.

Një raketë e tretë, thuhet se u qëllua nga Gaza dhe shpërtheu në Sderot, sipas të përditshmes izraelite Haaretz. Asnjë viktimë nuk u raportua nga sulmet.

EMISIONET