Vret të dashurin dhe e gatuan për ta servirur tek miqtë

Vret të dashurin dhe e gatuan për ta servirur tek miqtë

Vret të dashurin dhe mbetjet i gatuan në zgarë për t'i servirur më pas tek miqtë dhe të afërmit.

E denjë për historinë Hannibal Lecter çmënduria vrastare e 35 vjeçares Kelly M. Cochran.

Gruaja po vuan dënimin e përjetshëm për vrasjen e të dashurit Chris Regan, të cilin më pas e copëtoi me ndihmën e bashkëshortit më 2014n.

Muajin e shkuar u dënua me 65 vite të tjera burg për vrasjen e bashkëshortit Jason Cochran, me mbi dozë heroine.

Por, sipas policisë, ajo mund të jetë përgjegjëse për 9 vrasje të tjera.

Forcat e rendit dyshojnë se gruaja nuk është mjaftuar vetëm me vrasjen e burrave të saj, por mbetjet e tyre i ka gatuar e më pas ua ka ofruar miqve gjatë një "barbecue" në shtëpinë e saj.

Ishin pikërisht këta të fundit të cilët kanë ngritur dyshime mbi mishin e servirur nga gruaja, duke bërë që hetuesit të rihapin hetimet.

Momentalisht ata po hetojnë edhe për zhdukje të tjera jo vetëm në Michigan, por edhe në Indiana, ku Kelly ka lindur, Tennessee dhe Minnesota.

35 vjeçarja u transferua në Michigan në 2015n me bashkëshortin, kur gjërat "u  vështirësuan në shtëpi" për shkak të xhelozisë së shkaktuar si pasojë të marrëdhënieve të saj jashtë martesore.

Duket se çifti, gjatë natës së parë të martesës, ka bërë një pakt: Nëse njëri nga të dy nuk do të ishte besnik, do të vrisnin "të tretin".

Por, gjatë proçesit për vdekjen e së shoqit, ajo ka thënë se nuk e kishte marrë seriozisht premtimin, duke menduar se ishte një shaka.

Në 2014n, Kelly Cochran ka "tërhequr" Regan në shtëpinë e saj në Michigan për një marrëdhënie seksuale dhe bashkëshorti në atë pikë, i ka qëlluar me armë zjarri.

Sipas raportit të proçesit gjyqësor, me një sharrë elektrike, të dy kanë copëtuar trupin e burrit dhe mbetjet i kanë hedhur në pyje.

Kanali investigativ Discovery do i dedikojë rastit një dokumentar, i cili do të shfaqet në ekram në 28 dhe 29 Maj, duke analizuar edhe vrasje të tjera të mundshme të kryera nga gruaja.

Famija e Kelly në fakt, i ka konfirmuar hetuesve se ajo mund të ketë vrarë edhe 9 persona të tjerë. Vëllai ka rrëfyer frikën se e motra mund të jetë një vrasëse seriale dhe komshinjtë shpjegojnë se ajo u ka servirur mbetje njerëzore gjatë një barbecue në shtëpinë e saj.

EMISIONET