"Vrave qindra fëmijë", Shkëlzen Berisha i përgjigjet Rezarta Shkurtës: Ke rradhën për të kënduar në gjykatë

Një postim i ish-kryeministrit Sali Berisha për nipin e Enver Hoxhës, Ermalin, ka sjellë përplasje të hapur mes dy familjeve.

Në një postim në Facebook, Berisha tha se Ermali është një narkotrafikant i lirë që bëri 3 vite burg për 20 kg kokainë.

Menjëherë pas kësaj deklarate reagoi bashkëshortja e Ermal Hoxhës, Rezarta Shkurta.

Këngëtarja i kërkoi Berishës të mos merrej me 'nipin e Enverit Hoxhës që i hoqi kallot e këmbëve', por të merrej me djalin e tij Shkëlqen Berishën.

"Merru me djalin tënd që vrau qindra fëmijë në shpërthimin e Gërdecit dhe nuk bëri asnjë ditë burg,"-shkroi Rezarta.

Pas këtij postimi, reagoi Shkëlzen Berisha i cili tha se do e dërgonte në gjykatë.

"Pas të akuzuarit për trafik droge (Tahirit) pas mikut të trafikantit të drogës (Ballës) radhën për të "kënduar" para gjykatës do e ketë partnerja e trafikantit të drogës,"-shkroi ai.

Por Rezarta iu përgjigj se i trembet vetëm gjykimit të Zotit.

 "Jam e lumtur që të paska djegur kaq shumë more Shkëlzen Berisha. Nuk i trembem gjykatave që ju kanë lënë të lirë ju pseudo 'demokratëve' se vetëm demokraci nuk keni sjellë, por jeni të përlyer me gjak nga koka tek këmbët. I trembem vetëm gjykimi të Zotit dhe fatkeqësisht për ty, aty nuk mund të korruptosh,"-shkroi këngëtarja.




EMISIONET